Aksident ‘horror!’ Makina me dy fëmijë brenda humb kontrollin dhe bie në det (VIDEO)

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur pasditen e së shtunës në Salamina Greqi.

Advertisements

Një makinë ka rënë në det nga 20 metra lartësi, pasi drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin.

Brenda makinës ndodheshin dhe 2 fëmijë.

Advertisements

Sipas informacioneve nga Roja Bregdetare, 37-vjeçarja dhe dy fëmijët janë nxjerrë të plagosur nga mjeti dhe më pas janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Thriasio të Elefsinës.

“Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme, në rrugën bregdetare të Aiantiou , Salamina , ku një automjet i drejtuar nga një 37-vjeçare ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga lartësia rreth (20) metra, duke përfunduar në det, me pasojë plagosjen e 37-vjeçares dhe dy të miturve që ndodheshin në makinë”, njofton roja bregdetare

Artikulli paraprak“Do të kemi krizë të madhe”, Alfred Cako del me paralajmërimin e frikshëm dhe iu bën thirrjen urgjente qytetarëve: Grumbulloni sa më shumë…
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, dalin detajet e para