A do të rikthehen reshjet e shiut dhe si pritet të jetë java e ardhshme? Meteorologia tregon si mbyllet muaji maj

Dita e sotme ka nisur e nxehtë, por do të kemi reshje locale në pjesën e dytë të ditës dhe rebeshe afatshkurtra në zonat lindore. Termometri do të luhatet nga 8-29 gradë celcius.

Advertisements

Edhe këtë fundjavë mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Presim rebeshe afatshkurtra gjatë pasditeve në pjesën e mirë të territorit shqiptar. Bregdeti paraqitet më I favorizuar, ndërsa vlerat termike sin ë mëngjes dhe në mesditë do të mbeten mjaft të larta.

Nga 8-29 gradë celcius në rang territory për 3 ditët në vijim, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Advertisements

Javën e ardhshme presim që moti të jetë i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Në ditët në vijim, deri në fund të muajit termometri do të ngjitet në 30 apo lehtësisht mbi 30 gradë celcius që do të thotë se do të kemi një anomali termike në 7-8 gradë mbi vlerat maksimale tipike të majit.

Artikulli paraprakVrasje me pagesë, atentate dhe drogë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e ‘të fortit të M. Shyrit’ (EMRAT)
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi në Elbasan? Sali Berisha e nis fushatën zgjedhore me incidente