Zbulohen detaje të tjera/ Ja ku ndodhej Talo Çela në momentin që iu bë atentati Nuredin Dumanit

Talo Çela ka lëvizur lirisht në qytetin e Elbasanit, ndërsa rivalit të tij, Nuredin Dumanit iu bë atentat me armë në fshatin Papër.

Advertisements

Ndonëse Talo Çela është një nga personat më të kërkuar nga policia, në momentin kur Dumani u qëllua me breshëri armësh dhe mbeti i plagosur, ai ndodhej në një kafe në fshatin Xhyrë.

Advertisements

Kamerat e sigurisë, kanë parë Talo Çelën që ka qenë me dy persona të tjerë në lokal rreth orës 17:35.

Sakaq, dumani i cili në atentat mbeti i plagosur me një plumb në shpinë, është transferuar së fundmi për kurim në spitalin e burgut. Ndaj tij gjykata dha masën arrest me burg.

Mendohet se Dumani kishte shkuar në Elbasan për të kryer një atentat, por ra vetë ai në pritë, ndoshta pas një dekonspirimi të mundshëm.

Artikulli paraprakE ekzekutuan në makinë, zbardhet dëshmia e vëllait të Iljaz Çalit
Artikulli tjetërAnonymous u bëjnë ‘gjëmën’ 120 mijë ushtarëve rus, ja mesazhi i fortë që i dërguan Vladimir Putin