Vranësira dhe reshje shiu! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vranësira e shpeshta do të jenë prezente në vend, duke bërë që Shqipëria të jetë në dominimin e motit të vranët.

Advertisements

Sipas Meteoalb, parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Po ashtu pjesërisht Qendra pritet të ketë momente me pika shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira ku mundësit për shira të pakët do të jenë shumë të ulëta.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Leku forcohet më tej ndaj Euros, kursi i afrohet sërish niveleve më të ulëta në 15 vjet
Artikulli tjetërZbardhet telefonata “bombë” mes Pekinit dhe Uashingtonit, ja çështja që mund të shkatërroj marrëdhëniet SHBA-Kinë