Urbani dhe ‘Benz’-i përfunduan në Lanë, zbardhen detaje nga aksidenti i frikshëm mbrëmë. Ja kush bëri manovrën e gabuar

Mbrëmjen e djeshme një aksident i pazakontë u regjistrua në zonën e kinema Agimit, në kryeqytet.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb, duke iu referuar burimeve, dinamika e aksidentit ka qenë e tillë: Fillimisht autobusi ka qenë në stacion i ndaluar dhe pasi ka bërë manovër për t’u futur në korsi në rrugë për të vijuar lëvizjen, një makinë tip Benz ka qenë përpara e ndaluar para autobusit. Autobusi në ato momente ka marrë superxhiro dhe ka goditur mjetin tip Benz që ndodhej para dhe gjatë goditjes drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit.

Advertisements

Më pas autobusi ka shtyrë përpara edhe mjetin tip Benz dhe te dy mjetet kanë marrë devijimin nga ana e majtë e rrugës, si pasojë përplasjes së fortë të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në lumin e Lanës.

Artikulli paraprakNë lule të rinisë, vdes në aksident 19-vjeçari në Lezhë(Emri)
Artikulli tjetërBerisha rrëzohet në mes të Kuvendit, nuk i pa shkallët