“Ta bëjmë një Shqiponjë në det”/ Si e modifikoi Edi Rama në live projektin e “Lungomares” në plazhin e Durrësit. A fshihet pas një projekt biznesi?

“Një ndërhyrje e madhe për një lungomare në plazh, një projekt madhor me impakt të lartë”. Me këtë tekst prezantues, me plot cilësime “të madh e të lartë” brenda nje fjalie, Edi Rama publikoi sot në “Facebook” një video 15-minutëshe ku prezantoi një projekt të ri në Durrës.Sipas idesë që prezantoi kryebashkiakja Emirjana Sako, zona nga Ura e Dajlanit deri tek Kavalishenca do të ketë një pedonale 5-6 metra te gjerë.

Advertisements

Dihet që kjo është zona me kaotike e plazhit të Durrësit, ku është e vështirë të gjesh disa metra katrorë të lirë. Në disa raste themelet e lokaleve apo pallateve janë vetëm pak metra larg bregut të detit. Por, për këtë hall Edi Rama gjeti një zgjidhje: hedhjen e rërës në det dhe shtimin e brezit të bregdetit.

Mes të tjerave, nën vështrimin e hutuar të kryebashkiakes dhe inxhinierëve, Rama shpalli ndërtimin e një shqiponje në det. Me gjasë prej betoni.

Advertisements

Shpallja e shqiponjës në det, nga kryeministri i vendit, me specialistet që e dëgjonin dhe miratonin heshturazi me kokë, është shembulli përfaqësues i mënyrës se si po qeveriset vendi.

Në një vend normal, projektet nisin e mbarojnë nga specialistet. Nuk mund të ndodhë në France, që presidenti Macron t’u diktojë bashkive dhe ekspertëve, në transmetim “live” modifikimin e një projekti në bregdet.

Ky improvizim në dukje mund të ngjajë detaj i vogël, por është shembëlltyra e modelit qeverisës. E famshme është historia e kohës së diktaturës, ku Enver Hoxha përcaktonte vendin ku kishte naftë sipas shijes së tij dhe pastaj urdhëronte specialistët të shponin token dhe medoemos të gjenin burime nafte aty.

Po të shohësh videon prezantuese, në momentin kur Edi Rama flet për “Shqiponjën në det” siç është “Palma e Dubait”, kryebashkiakja, arkitektet dhe inxhinieret e pranishëm buzeqeshin. Fundja ç’të thonë…

https://www.facebook.com/watch/?v=359834842869558

Kreu i qeverise e quajti këtë një “kolpo ekstra”. Ç’është kjo mënyrë qeverisjeje ku “I madhi” modifikon projektet urbane në transmetim direkt? Kjo “kolpo ekstra” a ishte improvizim apo jo?

Nëse PO, a është kjo mënyra se si Edi Rama i bën punët dhe drejton shtetin? Nga kush është kopjuar ky model veprimi?

Nëse JO, pra, nëse ka qenë gjithçka e mirëmenduar, pse zgjodhi ta prezantonte në këtë formë? Kush fshihet prapa këtij projekti?

Kush është kompania që do të përfitojë?

S’është çudi që “Shqiponja në det” të jetë një plan konkret biznesi i mirëmenduar më herët, të cilin Rama e shiti si një improvizim të çastit. Ka të ngjarë që dikush të jetë përfitues sepse kryeministri foli për “të nxjerrë fitime”. Kush do jetë fatlumi? Këtë e di vetëm Edi Rama dhe “ortakët e tij” të biznesit.

Artikulli paraprak‘Shkoj nëpër vila, Mblidhen vajza në grup, çmenduri…’, Ben Blushi rrëfen
Artikulli tjetër‘Bëj shumë gjëra në krevat’! Blogerja e njohur shqiptare i thotë të gjitha: Meshkujt tremben nga unë!