Një 41 vjeçar nga fshati Livadhja i Bashkisë së Finiqit është zhdukur që prej 31 marsit. Panajot Kaleshi po kërkohet nga familjarët e tij në Greqi pasi rezulton i humbur prej ditësh.
Advertisements
Fotografia e tij është shpërndarë në internet dhe rrjetet sociale për të kërkuar ndihmë.
Advertisements
Sipas korrespodentes së Panorama.al, Kaleshi kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Pireut në Greqi për të blere disa mobilje për banesën e tyre.
Gjatë kohës që ndodhej në Pire, 41 vjeçari është shkëputur për pak çaste nga e ëma duke shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momenti nuk është kthyer më.
41 vjeçari kishte veshur xhup të zi, bluzë blu të errët, xhinse blu të errëta dhe këpucë të zeza, ndërsa famijarët janë vënë në kërkim pasi sipas tyre jeta e Kaleshit ndodhet në rrezik.