Plagosja e të riut në Sarandë/ Autori me profesion peshkatar dhe me precedentë penal! Si nisi sherri që u përshkallëzua në përdorimin e thikës!

Dino Majko, 29-vjeçari që u plagos me thikë një natë më parë në Sarandë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se autori i dyshuar i plagosjes, Eniveld Aliaj është shpallur në kërkim nga policia.

Advertisements

37-vjeçari Aliaj është më profesion peshkatar dhe njihej në zonë si person problematik dhe rrezikshmëri të lartë të shoqërore. Mësohet se ai ka qenë disa herë i shoqëruar në polici, muajit e fundit për përfshirje në konflikte të ndryshme

Sherri mes tij dhe 29-vjeçarit ka nisur rreth orës 21:50 jashtë një lokali në lagjen nr.1 në Sarandë e cila ndodhet mbi shëtitoren e qytetit. Më pas ata janë futur në lokal ku konflikti mes tyre është përshkallëzuar në përdorimin e thikës.

Advertisements

Majko është goditur disa herë me thikë nga Aliaj në bark, shpinë, gjoks dhe kofshë. Për fat të mirë ai nuk ka pësuar çarje të enëve të gjakut dhe gjendja e tij deri tani paraqitet e stabilizuar.

Dino Majko ka qenë i përfshirë edhe më parë në konflikte të rënda. Në gusht të vitit 2020 ai është plagosur në lagjen numër 4 në Sarandë pasi u konfliktua me disa persona për motive banale. Dino asokohe bëri një denoncim në një emision investigativ.

Në lidhje me ngjarjen e djeshme policia ka ngritur një grup hetimor ndërsa janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Blutë kanë ngritur disa postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse të Sarandës dhe shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Gjatë natës ka pasur dhe kontrolle banesash në vendet e dyshuara se mund të fshihet autori.

Artikulli paraprak“Doja ta ftoja që të…”/ I theu telefonin, Cristiano Ronaldo pendohet dhe i bën ofertën e ‘jetës’ tifozit
Artikulli tjetër“Oj gra mbyllni burrat”, Këngëtarja shqiptare ka një ‘këshillë për gratë (FOTO)