Pamje dramatike, nxënësit “fluturojnë” në ajër pas një aksidenti mes autobusit dhe një veture që lëvizte me shpejtësi marramëndëse

Një video e tmerrshme tregon nxënësit e një shkolle në New Mexico duke ‘fluturuar’ në ajër pas përplasjes së autobusit të shkollës me një veturë, e cila po lëvizte me shpejtësi prej rreth 180 km/h.

Advertisements

Pamjet e publikuara këtë javë nga policia në Albuquerque tregojnë 23 fëmijë të shkollës së mesme duke biseduar qetësisht brenda autobusit – derisa papritmas fillojnë të bërtasin pasi autobusi që po i transportonte goditet nga një automobil i markës Ford Mustang.

Të gjithë të rinjtë shihet duke u hedhur nëpër autobus, raporton nypost.

Advertisements

Më pas, 23 të rinjtë brenda autobusit vazhdojnë të bërtasin dhe të thërrasin për ndihmë, ku të paktën dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe duhej ndërhyrja kirurgjike, njoftoi policia.

Shoferi i Mustangut, Mario Perez, 49 vjeçar u plagos gjithashtu dhe pas trajtimeve spitalore, është paraqitur në një gjykatë amerikane.

Ndryshe, ai mbetet në paraburgim pasi akuzohet për lëndime të rënda trupore të shkaktuara me automjet, një krim i shkallës së tretë.

Artikulli paraprakPlagosi të riun në Shkodër, kapet autori! Pamjet kur nxirret nga hoteli ku fshihej
Artikulli tjetërÇfarë të bëni nëse ju kap një sulm paniku gjatë natës