Ministrat e Ramës, Vangjeli rendit tre më të mirët: Aty ka edhe punëtorë, edhe dembela! Edhe tiranë, edhe servilë

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se në kabinetin e ministrave të qeverisë së Edi Ramës ka edhe punëtorë dhe dembelë. Ai e quajti konfigurimin si një pasqyrë të thyer që çdo copë reflekton një veti, pozitive apo negative.

Advertisements

Por i pyetur në emisionin “Opinion” se cilët janë tre ministrat me performancën më të mirë, Vangjeli renditi Belinda Ballukun, Arben Ahmetajn dhe Elisa Spiropalin.

Deklarata e Vangjelit në Emisionin Opinion:

Advertisements

Unë e shikoj pak ndryshe se atje është një polifoto. Unë shikoj pak ndryshe, shikoj atje portretin e Edi Ramës, si një lloj big-bengu, si një pasqyrë e thyer ku në copëza shikon edhe punëtorë edhe dembelë, edhe arrogantë edhe të përunjur, tiranë me vartësit, servilë me shefin. Shikon të gjitha llojet e ngjyrave, mjeshtra të formës. Dashnorë të Vagnerit dhe Bethovenit, por me vete këndojnë tallavanë e Ad Sybardhit.

Janë të paktën tre minitra, për shkak të detyrës dhe performancës për arsye të ndryshme, duke filluar me zëvëndësin e tij, pak e dinë që të ligat nuk vijnë për të bërë keq. Tërmeti ishte një fatkeqësi e madhe që u shndërrua në një dobi të madhe, hynë 1 miliard euro që të cilat shërbyen si oksigjen në kohën e pandemisë. Paratë i fitoi Rama, Ahmetaj ishte njeriu që ideonte dhe zbatonte një gjë të tillë. Nuk ka klane në parti, nuk e duan, ka thithur pas vetes edhe rrufe që nuk i përkasin. Për peshën që mban.

Zonja Balluku për një super ministri që ka, e cila do të ishte barrë e rëndë për çdo shpatull. Humbjet janë përgjysmuar në rrjet. Ky është një sistem kapitalist, dhe jo mendësi sovjetike. Për shkak të reformave të nisura nga Gjiknuri dhe të vijuara, sot ne e përjetojmë ndryshe. Nëse do të kenë sukses Skavica dhe gazifikimi, do të ishte një gjurmë e shënuar.

E treta është Spiropali, që unë rrallë herë bie dakord këtu me Berishën që e cilëson atë ikonën e socialistëve. Në të gjitha përballjet që ka pasur, në replikën nga doktori e shikonte drejt dhe i drejtohej kujtdo tjetër. Ajo mban një peshë politike si një ministre pa portofol.

Artikulli paraprakZelensky zbardh bisedën me shefin e OKB: Ja fokusi i bisedimeve
Artikulli tjetërI fundit! Arrestohet kryeministri i këtij vendi