“Merushja i thoshte fjalë të pista, mba gojën se je nuse”/ Flet gruaja e Xhevahir Hoxhës: Ne flinim veçmas…

Gruaja e Xhevahir Hoxhës, dëshmitare e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditë më parë në Roskovec rrëfeu se burri i saj e kishte dhunuar gjithmonë dhe se ajo fliste fshehurazi me nusen.

Advertisements

Ajo tha po ashtu se në momentin që çifti i ri nisi të bashkëjetonte me ta, zënkat ishin të përditshme mes Fatjon Hoxhës dhe të atit, përfshirë dhe Merushen e cila sipas saj i thoshte fjalë të pista vjehrrit.

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: U largua nusja e parë, ky ngeli me këtë tjetrën. Unë flisja me Merushen fshehurazi atij se më thoshte as djalit mos i fol. Do të të ther edhe ty më thoshte.

Advertisements

Nuk e përballoja dot atë, nuk më linte ai të shkoja në polici e ta denoncoja për dhunë.

Ziheshin këtu, jo kam bërë pusin, jo kam bërë këtë edhe ai ngrihej e ikte në polici e denonconte djalin. I thosha e duan njëri tjetrin lëri.
Kur u kthyen nga Vlora nga shtëpi, nuk e donte Merushen. Përdorte fjalë të pista dhe ajo ndaj tij, mba gojën i thashë se je nuse. Xhevahiri e quante të përdalë atë.

Unë në mëngjes e mora vesh se Xhevahiri kishte hyrë në dhomë të nuses nga dritarja. Ai tha I thashë Merushes cfarë kërkon këtu, nusja tjetër më tregoi mua.
Ne flinim veç e veç!

Artikulli paraprakDel parashikimi i motit për verën 2022: A do të jetë i nxehti më i madh që keni parë ndonjëherë?
Artikulli tjetërTrend, por të rrezikshëm! Biologu paralajmëron vajzat: Mos i lini thonjtë e gjatë sepse…