Kriza e energjisë/ Gati testimi i ‘baterisë së nxehtësisë’ që do u ndryshojë jetën njerëzve në Evropë

Shpikja e ‘baterisë së nxehtësisë’ mund të bëjë që miliona shtëpi të heqin dorë nga përdorimi i gazit, shkruan “Independent“.

Advertisements

Testimi i këtij projekti pilot do të bëhet në disa shtëpi në Francë, Poloni dhe Holandë këtë vit.

Studiuesit besojnë se mund të bëjnë miliona shtëpi në Evropë të mos përdorin gaz në të ardhmen e afërt, pasi kanë shpikur një “bateri nxehtësie” të bazuar vetëm në dy elementë, kripë dhe ujë.

Advertisements

Ekipi nga Universiteti i Teknologjisë i Eindhoven thotë se sistemi i tyre i lirë dhe kompakt i baterive është gati për teste në jetën reale dhe do të jetë një “ndryshues i lojës për tranzicionin e energjisë”.

“Bateria e nxehtësisë” bazohet në një parim të vjetër termokimik, që është kur uji i shtohet kripës, prodhon nxehtësi. E kundërta është gjithashtu e mundur.
Ruajtja e nxehtësisë brenda kripës së thatë e bën baterinë të ofrojë një mënyrë tepër efikase për të ruajtur energjinë për përdorim në të ardhmen.

Kjo është veçanërisht e dobishme kur furnizimi me energji vjen nga burime të rinovueshme, si era dhe dielli, të cilat priren të luhaten ndjeshëm dhe për këtë arsye kërkojnë gaz ose burime të tjera për t’i plotësuar ato.

U deshën 12 vjet për të zhvilluar dhe krijuar një dizajn baterie që mund të funksiononte në të vërtetë në shkallë të gjerë, e studiuesit thonë se vjen në një kohë kritike kur vendet evropiane po kërkojnë të heqin dorë nga gazi rus pas pushtimit të Ukrainës.

Artikulli paraprak“Super e pastër”, kapen 654 kg “e bardhë” në Itali, zbulohet destinacioni
Artikulli tjetërHabit Florjan Binaj, zbulon publikisht sekretin e tij! Shtanget Rudina Magjistari: Vërtet?