Kriset miqësia mes dy aktorëve të njohur të humorit? Veprimi i fundit i Bes Kallakut i fut të gjithë në dyshime

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku festoi dje ditëlindjen me gjithë miqtë dhe të afërmit e tij.

Advertisements

Madje kishte të ftuar shumë nga personazhet publikë shqiptarë duke filluar nga kolegët e Klanifornias, kantautori Elgit Doda sëbashku me bashkëshorten e tij, Klea Huta, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, etj.

“Këta që shikoni këtu janë familja ime për këto 24 vjet që kam ndërtuar”, ka thënë Olsi.

Advertisements

Por ajo që na ra në sy ishte mungesa e një prej miqve më të afërt të tij, Bes Kallakut dhe bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj. Dikur Besi dhe Olsi ishin të pandarë, madje shpeshherë bënin edhe pushime bashkë me partneret e tyre. Mos vallë ka një krisje miqësie?!

Dimë që Bes Kallaku i ka bërë Olsit një ftesë për të qenë pjesë e “Kosheres” dhe Olsi e refuzoi pasi dhe pagesa e tij në Klanifornia ishte shumë e kënaqshme, por edhe për faktin që siç na kanë thënë miqtë e aktorit ai ishte lodhur me ndryshimet e shpeshta në karrierën e tij, gjë që sipas tij mund ta dëmtonte imazhin e tij.

Artikulli paraprakGëzimi para tragjedisë/ Cristiano ia dedikoi 3-golëshin fëmijëve me topin te barku 2 ditë më parë
Artikulli tjetër“Faleminderit që më propozoni, por s’dua të bëhem president”, befason me deklaratën ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë