I moshuari voton me autorizimin që ia ka dhënë dikur Azem Hajdari, emocionet Rudina dhe jep mesazhin e fortë

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka ndarë një moment nga procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në Korçë.

Advertisements

Ajo ka ndarë në Facebook, foton e një demokrati i cili votoi në zgjedhje me autorizimin e firmosur vite më parë nga Azem Hajdari.

Rudina shpreh se fotoja i dha shumë emocion dhe e bën të mendojë se PD-ja duhet t’i rikthehet idealeve, pasionit dhe energjisë së ditëve të para. Ajo e falenderon demokratin për kujtimin që i përcolli.

Advertisements

“Më ngjalli shumë emocion fakti që Z. Hysko votoi në procesin e riorganizimit të PD në Korçë me autorizimin e firmosur nga Azem Hajdari. PD duhet e do ti rikthehet idealeve, pasionit dhe energjisë së ditëve të saj të para. Faleminderit për kujtimin Ëngjëllush Hysko”, shkruan Rudina Hajdari.

Artikulli paraprakI fundit! Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit 40-vjeçarja në Tiranë
Artikulli tjetërFjolla Morina harron Fisnik Sylën, nis një lidhje të re?(Foto)