I fundit/ Humb jetën fermeri në Roskovec

Një fermer ka humbur jetën paraditen e sotme në vendin e quajtuyr “Vaskat e peshkut” në Roskovec. Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet bujqësor pranë këtyre vaskave, por për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka rënë aty duke u mbytur.
Njoftimi i policisë

Advertisements

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Advertisements

Artikulli paraprakDy djemtë e Tom Doshit shpallen në kërkim nga policia, zbardhet si nisi sherri në rrjetet sociale dhe degradoi në përplasje fizike
Artikulli tjetër“Të marshin të ligat!”/ Këngëtarja e njohur i del në mbrojtje Beatrixit që u përlot