Fenomen i rrallë! Myslimanët do festojnë 2 muaj Ramazan brenda këtij viti, ja për çfarë arsye

Në vitin 2030 myslimanët do të festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit dy herë në një vit. Fillimisht në janar dhe pastaj përsëri në fund të dhjetorit.

Advertisements

Ky fenomen i pazakontë pritet të ndodhë për shkak të mospërputhjes së datave të dy kalendarëve, gjë që ndikon në orarin e agjërimit mysliman.

Koha e Ramazanit bazohet në kalendarin hënor islamik Hixhri, kalendari Gregorian, i cili shënon rrotullimin e Tokës rreth diellit, përdoret në jetën e përditshme. Prandaj, rreth çdo 30 vjet, dy muaj Ramazani ndodhin në një vit Gregorian.

Advertisements

Hera e fundit e këtij fenomeni ka ndodhur në vitin 1997, i ardhshmi është në vitin 2030, e më pas pritet në vitin 2063.

Artikulli paraprak“Përhapet nga mushkonjat”/ Studiuesit ngrenë alarmin: Bota vetëm 1 hap larg shpërthimit të virusit ‘Zika’
Artikulli tjetërVrasja e Caroline Krauts nga piloti, psikologia zbulon detaje shokuese