Eskalon situata/ Rusia del me kërcënimin e fortë: Do përdorim armët bërthamore!

Teksa Finlanda dhe Suedia kanë hedhur idenë për një anëtarësim të mundshëm në NATO, Ka ardhur dhe reagimi i Rusisë, e cila ashtu si me Ukrainën ka kërcënuar për një përshkallëzim ushtarak.

Advertisements

Një nga aleatët më të afërt të Presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n se nëse këto dy shtete i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj në rajon, pa përjashtuar dislokimin e armëve bërthamore.

Dmitry Medvedev, i cili mban detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse këto dy vende hyjnë në NATO, atëherë Moska do të duhet të forcojë praninë e saj tokësore, detare dhe ajrore në Detin Baltik. Medvedev ngriti gjithashtu në mënyrë të qartë mundësitë mbi një kërcënim bërthamor, duke thënë se nuk mund të flitet më për një Baltik pa armë bërthamore, nëse është e rrethuar nga aleatë të Amerikës.

Advertisements

“Nuk mund të flitet më për një status pa armë bërthamore për Baltikun, ekuilibri duhet të rivendoset”, tha Medvedev, i cili ka shërbyer si president nga viti 2008 deri në 2012.

Lituania tha se kërcënimet e Rusisë nuk ishin asgjë e re dhe se Moska kishte vendosur armë bërthamore në Kaliningrad shumë kohë përpara luftës në Ukrainë.

Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO, një strukturë ushtarake themeluar në 1949 për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik, do të shënonte një nga zhvillimet më të mëdha strategjike evropiane lidhur me luftën në Ukrainë.

Finlanda fitoi pavarësinë nga Rusia në vitin 1917 dhe ka zhvilluar dy luftëra kundër saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore që rezultuan me humbjen e disa territoreve. Të enjten, Finlanda njoftoi një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të saj me pjesëmarrjen e trupave ushtarake nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Letonia dhe Estonia.

Suedia nuk ka zhvilluar ndonjë luftë prej 200 vitesh dhe politika e jashtme e saj e pasluftës është përqendruar në mbështetjen e demokracisë në nivel ndërkombëtar, dialogun shumëpalësh dhe çarmatimin bërthamor.

Artikulli paraprakShifra marramendëse, kjo është pasuria e boksierit shqiptar Florian Marku
Artikulli tjetërTani po që është problem për shqiptarët! Pas naftës, energjisë dhe ujit… Rritet edhe çmimi i kafeve në lokale!