E reja shkon në urgjencë me dhimbje barku, mjekët ‘shokohen’ nga ajo që shikojnë në tualetin e QSUT-së

E pazakontë në Shqipëri. Një nënë e re ka sjellë foshnjen e saj në tualetin e Urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Advertisements

Lajmi është bërë publik nga Shoqata e Infermierëve në Shqipëri. Ajo thekson se e reja është dërguar në urgjencë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm për shkak të dhimbjeve të forta të barkut.

Ajo është pritur nga stafi i Urgjencës dhe më pas ka kërkuar të shkojë në tualet. Sapo ka hyrë në ambientet e tualetit për shkak të krizave që kishte ka sjellë në jetë foshnjen e saj.

Advertisements

Deklarata e Shoqatës së Infermierëve

Nuk kishte ndodhur me pare ne vend qe te paraqitesh ne Urgjence per dhimbje barku dhe te lindesh ne tualet.

Burime per Shoqaten e Infermiereve tregojne qe mbremjem e djeshme rreth ores 02:00 te mengjesit eshte paraqitur ne Urgjencen e semundjeve te brendshme e cila tashme konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente qe pret te gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit cdo pacient dergohet ne specialitetin qe ka nevoje per sherbim.

E reja eshte paraqitur ne Urgjence duke referuar me dhimbje te forta barku dhe pasi eshte pritur nga stafi i urgjences nga ana e vajzes eshte kerkuar te shkoj te tualet.

Sapo ajo ka shkuar ne tualet dhe per shkak te krizave qe kishte rezulton qe ajo ishte shtatzene dhe ka lindur pikerisht ne tualetin e Urgjences se QSUT ku pasi mori ndihmen e nevojshme u shoqerua ne maternitet ku mori ndihmes dhe sherbimin e nevojshem.

Urime te perzemerta te gjithe stafit te Urgjences te cilet ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar te rene e cila tashme gezon shendet te mire.

Shoqata e Infermierëve në Shqipëri

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Ndodh në mes të ditës në Tiranë, grabitet nga një person i armatosur Posta Shqiptare
Artikulli tjetërU largua pas 18 vitesh nga Portokallia, ky është dhe televizioni ku do të shohim Florjan Binajn