E konfirmon Gjermania: Do të ndalojmë importet ruse të naftës deri në…

Gjermania ka njoftuar se do të ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti.

Advertisements

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila është shprehur se deri në verë do përgjysmojë importin e naftës, ndërsa në fund të vitit importi do të jetë 0.

“Ne do të përgjysmojmë naftën deri në verë dhe do të jemi në 0 deri në fund të vitit dhe më pas do të pasojë gazi,” tha ajo.

Advertisements

Gjermania aktualisht merr një të katërtën e naftës dhe 40% të gazit të saj nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me një recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur.

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar tashmë importet e naftës ruse, ndërsa Mbretëria e Bashkuar planifikon t’i heqë ato gradualisht deri në fund të vitit.

BE-ja ka thënë se do të kalojë në furnizime alternative dhe do ta bëjë Evropën të pavarur nga energjia ruse “përpara vitit 2030”. Baerbock tha se do të ndiqte një “udhërrëfyes evropian” në heqjen graduale të importeve të naftës dhe gazit.

“Dalja jonë e përbashkët, dalja e plotë nga Bashkimi Evropian, është forca jonë e përbashkët”, shtoi ajo.

Artikulli paraprak“Në çdo vështirësi me ju”, Kryeministri grek jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë
Artikulli tjetërÇmimet po rriten, por a do të ulen sërish sa kanë qenë? Reagon FMN: Do të jenë më të lartat në dy dekada të paktën deri në…