Donaldi “lëshon pëllumbat” mes koncertit, ka një përgjigje pas deklaratës së Borës! (VIDEO)

ShowbizDonaldi “lëshon pëllumbat” mes koncertit, ka një përgjigje pas deklaratës së Borës! 26 minuta më parë
Një shprehje popullore thotë: “i lëshoi pëllumbat!”, që do të thotë se nuk është e aq mirë nga gjendja psikologjike. E duket se Donaldi i ka lëshuar paksa.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme Donaldi ka qenë i ftuar në një koncert, ku në një moment ka pyetur turmën nëse është dedikim apo jo. Turma menjëherë ka brohoritur në kor emrin e Borës, ai nuk është mjaftuar me kaq ku i ka afruar mikrofonin një vajze e cila bërtet sërish emrin e Borës.

“Bëjini tag Borës.”- thotë ai duke shkaktuar të qeshura. Ndonse videot janë shpërndarë menjëherë, nuk dihet nëse kjo është një ironi apo thirrje publike pas postimit të Borës. Kjo e fundit dje bëri një deklaratë ku shpjegonte se nuk ka asgjë mes saj dhe Donaldit, ama për momentin shprehet Bora, duke e lënë të hapur që mund te kete dicka me vone.

Advertisements

Artikulli paraprakEnde nuk kishte marrë veten nga thyerja e krahut në “BBV”, Einxhel Shkirës i ndodh e papritura! (FOTO)
Artikulli tjetër‘Tërhiqini nga llogaria ime bankare’, Sali Berisha refuzon lekët e Parlamentit