Del FOTO! Ky është Firdeus Berberi, personi që plagosi Joan Muçllarin

Konflikti i dy viteve më parë mesë familjes Berberi dhe asaj Muçllari, është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri dhe me thikë të të riut Joan Muçllari ditën e hënë në Pogradec.

Advertisements

Joan Muçllari 22-vjeç është qëlluar me thikë në kokë dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë Firdeus Berberi 21-vjeç dhe Greis Maxhari 23-vjeç.

Abc ka siguruar foton e Firdeus Berberit, i cili është djali i Ilir Berberit.

Advertisements

Joan Muçllari i është nisur me urgjencë drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që Berberi dhe Maxhari janë shpallur në kërkim nga policia.

Por ngjarja e ditës së sotme i ka fillesat dy vite më parë, kur babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi i njohur dhe si “Lili i Rrushkës” u akuzua se qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, në pikun e sezonit turistik, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Disa ditë më pas Ilir Berberi dhe disa persona të tjerë u arrestuan nga policia.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ditës së hënë gazetari Roland Beqiraj në një lidhje me edicionin e lajmeve në Abc bëri me dije se i plagosur me thikë kë mbetur edhe një nga autorët, Greis Maxhari.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e martë, 26 prill 2022
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 26 prill 2022