Çfarë ndodhi? Shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit(ARSYEJA)

Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpallur në kërkim. Janë shpallur në kërkim nga policia James dhe Markos Doshi.

Advertisements

Ata akuzohen se kanë goditur, kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të Policisë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Për të njëjtat akuza policia ka ndaluar një 34-vjeçar që shoqeronte djemtë e ish-deputetit.

Advertisements

Policia njofton:

Shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Artikulli paraprakU arrestua mbrëmë! Drejtori i burgut vidhte karburant, lejonte sendet e ndaluara në qeli
Artikulli tjetërDy djemtë e Tom Doshit shpallen në kërkim nga policia, zbardhet si nisi sherri në rrjetet sociale dhe degradoi në përplasje fizike