Botohet në Fletoren zyrtare vendimi, shqiptarëve iu ndalohet të mbajnë qese plastike

Ligji i cili ndalon prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike është boturra në Fletoren zyrtare dhe nis efektet nga data 1 Qershor 2022.Pavarësisht kundërshtive nga Shoqata e Konvertuesve të Plastikë si dhe aktorë të tjerë të tregut, ndryshimet ligjore të hartuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Advertisements

Te cilat parashikojnë që çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, të oxo degradueshme apo të oxo biodegradueshme gjobitet fillimisht me 500 mijë lekë gjobë.Në rast përsëritje të shkeljes, gjoba kundrejt kundravajtësit aplikohet në masën e 1.5 milionë lekëve.

Kur këta persona gjobiten me 1.5 milionë lekë gjobë dhe në shkelje të përsëritur vijojnë veprimtarinë e tyre, dënohen me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.Qëllimi i ndryshimeve në ligj është bazohet në nevojën për reduktimin e këtyre mbetjeve plastike, për shkak të ndotjes që shkakton në tokë dhe det mikroplastika.Subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike, duhet të ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022.

Advertisements

Artikulli paraprakMe qiri në dorë, Vladimir Putin merr pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse
Artikulli tjetërKishte kthyer lokalin në “kazino”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! Sekuestrohet valixhja me çipsa dhe dy makineta për lojërat e fatit