U tha se është zënë me Fjoralba Ponarin, Arbana Osmani reagon për herë të parë(Foto)

Kohët e fundit është përfolur për një përplasje mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit. Dyshimet nisën pasi kjo e fundit hyri bashkë me Argjira Spancën brenda shtëpisë së Big Brother VIP për të takuar mikeshën e tyre, Einxhel Shkira.

Advertisements

Moderatorja akuzoi vajzat se po ndikonin te loja e saj me informacionet e dhëna. Më pas, mediat raportuan se mes Arbanës dhe Fjoralbës kishte pasur një përplasje por si duket gjërat janë rregulluar. Këtë e ka nënkuptuar vetë Arbana përmes një postimi që ka bërë në Instagram.

Advertisements

Ajo ka publikuar një foto të Fjoralbës nga emisioni që drejton, krahas së cilës ka shkruar dhe disa vlerësime për të. “E bukur, trime, e guximshme”, ka shkruar Arbana duke etiketuar llogarinë e Fjoralbës.

Artikulli paraprak“E papranueshme”, këshilltari i Zelenskyt bën deklaratën e fortë: Ja kush po dërgon para për të financuar këtë luftë
Artikulli tjetërI fundit! Të shtëna me armë zjarri në Shkodër