U akuzua për drogimin dhe p*rdhunimin e të miturës, reagon për herë të parë Gjiko

Reperi i njohur kosovar Gjiko është përballur me akuzat se ka përdhuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

Advertisements

Pas disa ditësh heshtje, këngëtari ka vendosur të reagojë duke hedhur poshtë këto akuza. Në një postim në Instagram, ai është shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe s’ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak ta ketë droguar.

Advertisements

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.

Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.

Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Artikulli paraprakKancelari gjerman thirrje urgjente BE-së për Tiranën, ja për çfarë bëhet fjalë
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Rusia shpall ‘listën e zezë’, pjesë e saj edhe Shqipëria!