“Në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë”/ Yuri Kim bën reagimin e ‘fortë’ pas deklaratës së Vladimir Putin

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Ballkani, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Advertisements

Përmes një postimi në “Twitter”, Yuri Kim thotë se këto janë gënjeshtra për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, e cila është pushtimi i paramenduar nga forcat ruse ndaj Ukrainës.

Advertisements

“Fushata ruse e dezinformimit është në mbingarkesë. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën. Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan ambasadorja.

Artikulli paraprakI fundit/ Ndëshkohen shefi i Komisariatit dhe shefi i Krimeve, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
Artikulli tjetërStafi i Lulzim Bashës tenton të vjedhë faqen zyrtare në Facebook të Berishës (FOTO)