“Ligji do të mbërrijë menjëherë në tryezën e presidentit”/ Rusia merr një tjetër vendim të rëndë

Rusia vazhdon të thellojë situatën e luftës. Pak minuta më parë është miratuar drafti për futjen e përgjegjësisë penale për shpërndarjen e falsifikimeve në lidhje me veprimet e Forcave të Armatosura Ruse.

Advertisements

Ky draft u miratua nga Duma e Shtetit në leximin e dytë dhe të tretë.

Sipas dokumentit, gjobat për shkelje të tilla mund të arrijnë në 1.5 milion rubla.

Advertisements

Nëse falsifikimet kanë shkaktuar pasoja të rënda, shkelësi mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit, Vyacheslav Volodin, tha se projektligji do t’i dërgohet menjëherë Këshillit të Federatës për shqyrtim, pas së cilës nisma duhet të miratohet nga presidenti rus.

Artikulli paraprakA ka një plan për rrëzimin e Vladimir Putin? Kancelari i Gjermanisë flet hapur dhe tregon çfarë rrezikohet të ndodhë nëse ndërhyn NATO
Artikulli tjetërVjen paralajmërimi i fortë nga zyrtari i Inteligjencës europiane, zbulon çfarë po planifikon të bëjë Putini në Ukrainë