Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, ka humbje jete

Një automjet me drejtues shtetasin A.D. ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas që lëviznin në këmbë.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një prej shtetaseve ndërsa janë plagosur dy të tjerë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Deri më tani, nuk dihet identiteti i viktimës.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte magnituda
Artikulli tjetërSekuestrohen të tjera dokumenta ruse, ja plani i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën brenda 2 javësh