“Kërkon miliona euro”, Klodiana Lala plas skandalin e radhës: E bllokoi Këshilli i Ministrave!

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se shteti shqiptar ka një gjyq tjetër në arbitrazh me një kompani që Këshilli i Ministrave i bllokoi aktivitetin pasi kishte ndërtuar një landfill në Durrës.

Advertisements

Lala bëri të ditur se kompania kërkon miliona euro nga shteti shqiptar, ndërsa thekson se një kontratë të ngjashme si kompania që u bllokua e ka marrë kompania që ka ndërtuar inceneratorët.

“Kemi një gjyq të ri në arbitrazh ne. Para se të fillonte historia e inceneratorëve ka patur një landfill në zonën e Durrësit, një kompani italiane me administrator shqiptar. Për arsye të paqarta kjo kompani pasi është ndërtuar landfilli është bllokuar nga Këshilli i Ministrave dhe kompania kërkon miliona euro që më pas e njëjta kontratë me të njëjta terma pak a shumë i është dhënë një prej inceneratorëve. Ajo kompani e ka çuar shtetin shqiptar në arbitrazh”,-tha Lala.

Advertisements

Artikulli paraprak“Merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime?”, ja si i përgjigjet Beniada ndjekësit
Artikulli tjetërArrestohet ish-këshilltari i Edi Ramës, akuzohet për korrupsion dhe abuzime me pushtetin