Kë mbështet, Putin apo Zelenskyn? Bleona Qereti na shuan kuriozitetin (VIDEO)

Bleona ka gjetur disa çaste gjatë emisionit “Love Story” që të shprehte mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës në këtë çaste të vështira pas sulmit të Rusisë.

Advertisements

Ajo shoi kuriozitetin edhe për të gjithë ndjekësit e saj dhe tha se mbështet Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë sipas saj një akt heroik.

Advertisements

“Të mos harrojmë dhuna nuk është asnjëherë një gjë e mirë, në asnjë lloj forme, në asnjë lloj mënyre. Mbështetja ime, zemra ime, dhe dashuria ime është me popullin e Ukrainës dhe me President Zelenksy-n, i cili ka bërë një akt heroik. Në botë ndodhin shumë gjëra më serioze, të cilat nëse nuk ndalohen tani sjellin gjëra jo shumë të mira dhe diktatura nuk është asnjëherë e mirë për asnjë popull.

Ne këtu në këtë show duhet të jemi shembulli i parë të mos mbështesim dhunën. Duke marrë parasysh që në botë po ndodhin gjëra kaq të rëndësishme dhe kaq makabre, të keqtrajtohet një popull i tërë për dëshirat e dikujt tjetër të paktën jeni të vërtetë me njëri tjetrin dhe të mos na humbi kohën”, u shpreh Bleona.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Rusia kërcënon Europën, NATO bën lëvizjen e rëndëshme
Artikulli tjetërA do të luftojnë ushtarët britanikë në Ukrainë? Kryeministri Johnson del me deklaratën e papritur!