Ishte spiun i Rusisë/ Ukraina vret negociatorin e saj(foto)

Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ekzekutuar një nga anëtarët e delegacionit që negociojë me Rusinë.

Advertisements

Denis Kireev, anëtar i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për ‘tradhti të lartë’.

Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar. I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.

Advertisements

Sipas bashkëbiseduesve në qarqet politike, Shërbimi i Sigurimit kishte prova të qarta për tradhtinë e Kireev-it, duke përfshirë edhe bisedat telefonike. Ai ishte prezent në takimin e parë, por në takimin e dytë nuk ishte i pranishëm.

Artikulli paraprakSi kurrë më parë, ndodh e pabesueshmja me serialin komik ku luan presidenti ukrainas Zelensky
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, e diel 6 Mars 2022