Dalin pamjet e arrestimit të Dumanit, i zhveshur dhe me pranga

Policia e Shtetit ka bërë publike videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier.

Advertisements

Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat bëri publike detajet e arrestimit, duke thënë që në momentin që u vu në pranga Dumani ka qenë i plagosur.

Advertisements

Pas prangosjes Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Artikulli paraprakJu presin momente të veçanta në dashuri, shenjat më me fat për sot
Artikulli tjetërKthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot