A do largohet nga Ukraina? Presidenti Zelensky merr vendimin përfundimtar

Perëndimi i ka ofruar Presidentit të Ukrainës që të largohet nga vendi, për shkak të pushtimit rus, por kjo është refuzuar nga Zelensky, madje në një intervistë televizive për Abc Neës, ai ka deklaruar se “nëse do të largohej nga Ukraina do të ishte gjallë, por nuk do të ishte më një person”, duke theksuar se “Unë jam një qytetar i shtetit tim, një president i zgjedhur në mënyrë legjitime”

Advertisements

Po ashtu, Zelensky tha se Ukraina duhet të ketë një marrëveshje kolektive të sigurisë me të gjithë fqinjët e saj në të ardhmen.

Advertisements

Më tej në intervistë ai ka deklaruar se populli ukrainas nuk është gati për ultimatume, por është e rëndësishme që njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës të jetojnë në Ukrainë.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Lufta në Ukrainë, vjen lajmi i shumëpritur nga Moska
Artikulli tjetërDrejtori i ‘Petrol Company’ bën paralajmërimin e fortë, ja sa mund të shkojë çmimi i naftës në Shqipëri