Sa afër është lufta me Shqipërinë? Deputeti i PS flet për pushtimin rus në Ukrainë: Jemi të…

Besjan Ajazi, deputeti i Partisë Socialiste gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka folur për pushtimin rus në Ukrainë dhe aktualitetin politik në vendin tonë.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij Ajazi nënvizon faktin që Shqipëria nuk është një vend i rrezikuar nga agresioni rus, por ajo çka e bën më të sigurt vendin tonë është fakti që jemi pjesë e NATO-s. Ajazi i cilësoi si qëndrime politike dhe të pavërteta pretendimet e opozitës për aferën me vlerë 430 milionë euro të inceneratorëve.

Advertisements

Sa afër është lufta me Shqipërinë? “Nuk e marr dot përsipër të komentoj se sa është e rrezikuar Shqipëria nga pasojat e kësaj lufte, ne jemi prej vite aleat të perëndimit të një shteti të madh dhe mik si SHBA dhe patjetër Shqipëria është pjesë e NATO-s që ka traktate marrëveshje, partner strategjik i SHBA. Nuk është e kollajtë të mendosh që të kemi pasoja luftarake, ne kemi në Shqipëri edhe bazën e forcave speciale të NATO-s për Europën.

Inceneratorët – Ne ditën e premte u mblodhëm si komision hetimor për inceneratorët dhe përfunduam punën çka do të thotë mbyllën planin e veprimit dhe komisioni po harton qëndrimet e tij. Atë që na lejon rregullorja kemi një afat 10 ditor për të hartuar raportin.

Është logjike që të ketë debate. Unë gjithmonë kam kërkuar zbatimin e rregullores ligji dhe kodi i procedurës penale. AI komision ka bërë gjykatën publike, ajo gjykatë famëkeqe në kohën e diktaturës, aty është akuzuar dhe denigruar figura e cdo dëshmitari. Qëndrimi i mazhorancës është për të qenë pro cdo hamendësimi i opozitës, ne kemi ngritur këtë komision.

Afera 430 milionë euro
– Janë shpenzuar para por jo këto para që bërtet opozita, nuk janë këto para që përbën aferën që pretendon opozita, ne kemi kërkuar letra dhe skemi parë gjëkundi që të nxjerrim një shumë të tillë sa mendon opozita, në total deri tani janë paguar në total 86 milionë euro. Edhe deri në vitin 2047 nuk shkon kjo shifër që përmendej opozita. PD quan aferë ato që do të jepen deri në 2047 për paratë që do të jepen 29 euro për ton”, u shpreh Ajazi.

Artikulli paraprakE fundit/ Turqia i jep goditjen e rëndë Rusisë
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Gjykata e Hagës nis hetimin për krime lufte të Putinit në Ukrainë