Kòkainë dhe miliona lekë, “Shqiponjat” prishin pazarin e drògës në Tiranë: Prangoset transportuesi dhe 62 vjeçari që e shiste në lokalet e Bllokut

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të premte, pasi janë kapur në kushtete flagrancës me qindra doza kokainë dhe miliona lekë të përfituara nga shitja e drogës. Dy të arrestuarit janë transportuesi 19 vjeçar dhe një 62 vjeçar që e shiste në zonën e Bllokut.

Advertisements

Referuar njoftimit të Policisë bëhet me dije se, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thread”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Adrian Dida, 19 vjeç dhe Anesti Pinderi, 62 vjeç, banues të dy në Tiranë.
Shërbimet e Policisë i kanë lokalizuar dhe kanë kapur në flagrancë këta dy shtetas, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit Anesti Pinderi.

Advertisements

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Adrian Dida, pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit Anesti Pinderi, i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprak‘Perla’ e radhës e Beniadës/ Ngatërron Ermal Mamaqin me Agron Llakajn. Salsanos i thërret Sazan
Artikulli tjetërErmal Mamaqi tregon problemin që ka me Amin në shtrat, Donaldi i shkrin të gjithë së qeshuri me kërkesën e tij: Lani këmbët…(REPLIKAT)