Habit Ilir Shaqiri, ja çfarë profesioni do zgjidhte nëse nuk do ishte bërë balerin! Nuk do iu shkojë mendja kurrë

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Breakin” në Top News, ku tregoi për eksperiencën në “BBV”dhe deri tek detajet e jetës personale.

Advertisements

Një prej gjërave që ai ishte penduar në lidhje me eksperiencën brenda në shtëpi ishte besimi që u kishte dhënë personave që nuk e meritonin.

Një detaj tjetër që ai tregoi ishte në lidhje me profesionin e tij. Ai tha se do të ishte bërë pilot nëse nuk do të ishte balerin.

Advertisements

Moderatorja Sidorela Gjoni bëri një lojë ku Ilir Shaqiri duhej të përfundonte fjalinë e nisur prej saj.

Në fjalinë e bërë pjesa e parë i përket moderatores ndërsa pjesa tjetër Ilirit :

Jam krenar që… jam shqiptar.

Tek Arjola më pëlqen… fisnikëria.

Pika ime e dobët në “BBV” ishte… lëshimi në disa gjëra.

Jam penduar që… i kam dhënë besim disa personave.

Emrin ma kanë vendosur… prindërit.

Mbaj gjithmonë me vete… tatuazhin e “BBV” jam i lumtur që e kam bërë.

Në gatim jam… dhjetë me yll.

Qyteti im i preferuar është… Tirana, por kam Romën dhe vendet ku shkoj të peshkoj.

Data më e rëndësishme… dita e lindjes së vajzës, do nisem të mërkurën për Itali për ta takuar.

Nuk bëhem pishman për… durimin që kam pasur.

Kohën e lirë e kaloj duke… peshkuar.

Nëse nuk do isha balerin do isha… pilot avioni.

Filmi im i preferuar… filmat shqiptarë.

Këshillat ia dëgjoj vetëm… gjithë atyre që më duan.

Premtoj që… do jem prezent në Shqipëri.

Top Channel

Artikulli paraprakE fundit/ Merret vendimi i rëndësishëm për masat anti-Covid
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Rriten frikshëm vdekjet nga Covid në Shqipëri, ja raste të reja në 24 orët e fundit