“Gjithçka mund të ndodhë!”/ Prej nga do të sulmojë Rusia, toka, deti apo ajri? SHBA: Vladimir Putin i ka të gjitha opsionet në tavolinë!

Presidenti rus Vladimir Putin po shikon të gjitha opsionet për të sulmuar Ukrainën. Të paktën kështu pretendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby Rusia mund të sulmojë Ukrainën, nga toka, deti dhe ajri, të cilat po i sheh si opsione të mundshme në strategjinë e luftës.

Advertisements

“Në tokë, Putini ka “kombinuar aftësitë e këmbësorisë” por ai ka shtuar gjithashtu edhe “mbrojtjen ajrore dhe raketore si dhe sulmet nga ajri”, tha Kirby gjatë një konference ditën e sotme.

Sipas tij, Putin gjithashtu ka rritur praninë në det.

Advertisements

“Të paktën gjysmë duzine” anije në Detin e Zi që janë LST – ose anije zbarkuese, kanë “një qëllim, dhe ky është të nxjerrin trupat në breg”, tha Kirby, transmeton CNN.

“Ai ka fuqi të konsiderueshme detare brenda Detit të Zi” tha Kirby. Ndërsa shtoi se ushtria e Putinit ka aftësinë që trupat e saj të qëndrojnë në terren për periudha më të gjata kohore. Ne kemi parë javët e fundit, shtimin e logjistikës dhe aftësisë së mbështetjes, në mënyrë që të jetë mjaft e qartë se nëse dëshiron, ai do të sigurojë se mund t’i mbajë këto trupa në terren për periudha më të gjata kohore,” shtoi Kirby.

Artikulli paraprak“Askush nuk di t’a bëjë siç dua unë”/ Habit Enca: Sonte do bëj dashuri me…
Artikulli tjetër‘Shpërthen’ Donaldi, bën deklaratën e fortë ndaj Beatrix: Nuk i flas më me gojë nëse…