Tragjike/ Vritet me thikë në Londër 22-vjeçari nga Kukësi (EMRI+FOTO)

FOTO ILUSTRUESE

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, rreth një orë pas ndërrimit të viteve, ku si pasojë e një sulmi brutal në rrugë ka humbur jetën një 22-vjeçar nga Kukësi.

Bëhet fjalë për të riun Fatjon Oruçi, i cili vdiq tragjikisht pasi u sulmua nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar, raporton newsbomb.al.

Advertisements

Autopsia zbuloi se 22-vjeçari shqiptar ishte dhunuar dhe qëlluar disa herë me thikë nga autorët.

Autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare në lidhje me vrasjen, ata u morën në pyetje ndërsa tashmë po hetohen në gjendje të lirë.

Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen.

Burime për Newsbomb.al thanë se i riu mund të jetë vrarë pas konflikteve për çështje droge, megjithatë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq, autoritetet britanike bëjnë apel për këdo që mund të ketë dijeni të kontaktojë sa më parë.

Artikulli paraprak“Jo vetëm që ke bërë botox, por je mbushur gjithandej me…”/ Shikoni përgjigjen ‘epike’ të Bora Zemanit ndaj ndjekëses (FOTO)
Artikulli tjetërÇfarë pritet të ndodhë me 650 personat më të pasur në vend?