Moti i acartë dhe temperatura që shkojnë deri në -16 gradë/ Përgatituni, po vjen i ftohti ekstrem nga poli i veriut. SHMU tregon çfarë e pret vendin

Shqipëria duhet të përgatitet për ditë shumë të ftohta në ditët e ardhshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Advertisements

Duke nisur nga e shtuna temperaturat në të gjithë vendin do të jenë në minus gradë.

Më poshtë, parashikimi i motit për ditët e ardhshme:

Advertisements

Situata meteorologjike ditët e ardhshme parashikohet e veçantë pasi në të gjithë rajonin do të zbresin masat e ftohta e të acarta polare të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e premte do të ketë fillimisht mot të vranët me reshje shiu e dëbore në zonat malore të cilat në veri e verilindje do të jenë të dendura. Prej orëve të pasdites me depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta do të ketë kthjellime e rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.

Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturave negative. Ngricat e forta do të jenë të pranishme gjatë fundjavës deri në mesjavë dhe në zonat malore këto parashikohen gjatë gjithë 24 orëshit.

Vlen për tu theksuar prania e erës së ftohtë e hera herës e vrullshme veriore e cila do të na shoqërojë këto ditë.

Ju këshillojmë që gjatë ditëve me ngrica lëvizjet tuaja të jenë të kujdesshme!

Artikulli paraprakDuket e pabesueshme, por rezultatet janë të mahnitshme/ Si mund të humbni peshë duke shtypur këto 4 pika në trupin tuaj
Artikulli tjetërDonaldi harron që është në transmetim LIVE, ia fut duart Beatrixës në…(Video)