Kush është i riu shqiptar që humbi jetën në Londër natën e Vitit të Ri (detaje)

Fatjon Oruçi është i riu që u gjet i plagosur në Doncaster Road, Rotherham në Londër.

Advertisements

22-vjeçari nuk arriti të mbijetonte pas plagëve të rënda që kishte marrë si pasojë e rrahjes brutale dhe goditjes më thikë.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e Vitit të Ri.

Për këtë ngjarje u arrestua një 26 vjeçar dhe një vajzë rreth 20-vjeç si të dyshuar për vrasjen, ndërsa aktualisht po hetohen të lirë, ka bërë me dije policia.

Gjithashtu bëhet me dije se familja e 22-vjeçarit, Fatjon Oruçi ka marrë mbështetje të plotë nga policia.

Gjithashtu është kërkuar që persona të cilat mund të kenë informacion për ngjarjen të kontaktojnë menjëherë policinë, për të hedhur më tepër dritë rreth ngjarjes së rëndë./albeu.com/

Artikulli paraprakE papritur/ Konfirmohet romanca e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” (FOTO
Artikulli tjetërOriola Marashi në “Big Brother VIP”? Ja çfarë thotë mamaja e saj