‘Kanë përjetuar tèrror’, Arjan Konomi bën deklaratën e papritur në mes të studios, ja çfarë ka ndodhur me Andin dhe Melisën

Andi dhe Melisa ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Përputhen Prime”, ku treguan që kanë lënë pas çdo keqkuptim me produksionin e “Përputhen”.

Advertisements

Opinionisti Arjan Konomi tregoi fillimet e lidhjes së tyre dhe u shpreh se ka qenë një situatë e tmerrshme, sepse të dy e donin njëri-tjetrin por kishin frikë ta tregonin. Ai tha se Andi dhe Melisa kanë përjetuar terror në fillimet e lidhjes për shkak të komenteve të publikut.

“Me Andin dhe Melisën ka qenë një situatë e tmerrshme. Më ka ardhur keq për këta dy të rinj që duheshin, por kishin frikë ta tregonin. Një situatë që as në kohën e fashizmit dhe nazismit nuk e kam parë që të përjetohej kaq terror për të dalë në publik. Kishin disa ditë ose javë që jetonin bashkë. Melisa nuk dilte nga shtëpia fare. Andi hynte në shtëpi në orë që mos të kuptohej. Një terror dhe pse? E gjitha për shkak të komenteve të publikut.

Advertisements

Prandaj publik i dashur bëni një gabim shumë të madh kur detyroni këta të rinj, sicc është rasti konkret i Andit dhe Melisës, dhe sicc ka qenë rasti i Teas dhe Beartit, që për hir të komenteve fshihen, kuptoni që këta njerëz kërkojnë dashurinë. Mos e ekzagjeroni me komentet”, tregoi Arjani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMësojini tani! Ja personazhet e njohura që refuzuan ftesën për të marrë pjesë në “Big Brother VIP”
Artikulli tjetërEmigrantët rikthehen në Greqi pas festave të fundvitit, radhë të gjata në Kakavijë(Detaje)