I fundit! Të shtënà me àrmë zjàrri në një hotel në Durrës, plàgoset 23-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel në qytetin e Durrësit, ku një 32-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 23-vjeçare.

Advertisements

Vijon…

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Advertisements

Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Fëmijët grekë na bùllizonin sepse ishim shqiptarë”, Paola tregon fillimet trishta të jetës në Greqi
Artikulli tjetërMësojini tani! Ja personazhet e njohura që refuzuan ftesën për të marrë pjesë në “Big Brother VIP”