Ngjarje tragjike/ 17 persona humbin jetën pas aksidentit të tmerrshëm ‘kokë më kokë’ mes fuoristradës dhe autobusit

Një përplasje e tmerrshme kokë më kokë e një automjeti fuoristradë Toyota me një autobuz 22-vendësh ka lënë 17 njerëz të vdekur dhe 8 të plagosur në Afrikën e Jugut.

Advertisements

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën N1 në provincën veriperëndimore të Limpopo dje më 11Janar.

Zëdhënësi i ministrisë së transportit dhe komunitetit bënte thirrje për respektim të rregullave të sigurisë në rrugë pasi shoferi i mjetit Toyota humbi kontrollin pas plasjes së gomës, çka solli përplasjen e tmerrshme me minibusin tip Mercedes Benz.

Advertisements

Në një dekalartë të policisë vendase thuhej: “Autobuzi shpërtheu në flakë dhe 11 pasagjerë mbetën të bllokuar duke u djegur brenda. Shoferi i mjetit fuoristradë gjithashtu u vra në vend. Tetë njerëz i mbijetuan tragjedisë, gjashtë me plagë serioze ndërsa dy me plagë më të lehta”.

Incidenti bëri që zyrtarët të lëshonin lutje për shoferët që të kontrollojnë gjendjen teknike të mjeteve të tyre para udhëtimeve të gjata në autostrada, pasi kjo ishte shkaku më i shpeshtë i vdekjeve dhe plagosjeve në rrugë.

E përditshmja afrikano-jugore ‘The Citizen’, tha se aksidenti vjen vetëm disa ditë një tragjedie të ngjashme në të njëjtën autostradë.

Gjashtë njerëz mes të cilëve katër fëmijë kishin vdekur natën e vitit të ri kur një mjet fuoristradë u përplas me një kamion në autostradën N1 pranë Mokopane.

Zyrtarët e emergjencave kishin gjetur mjetin 4×4 në një anë të rrugës kurse kamioni ishte kthyer përmbys në anën tjetër.

Afrika e Jugut renditet e 68-të mes 183 shteteve për vdekjet në rrugë, sipas statistikave të vitit 2018.

(E.H/Faxweb.al)

Artikulli paraprakE fundit/ 38-vjeçari bie nga kati i dytë i një banese në Qytet Studenti, policia tregon detajet
Artikulli tjetërE papritur/ Puthje dhe përqafime mes Donaldit dhe Beatrix (VIDEO)