Akuzat për numrin rekord për humbje jete shtesë nga Covid, Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet ‘ashpër’ PD-së

REAGIMI

Advertisements

Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën “fshehje të vdekjeve nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Artikulli i “The Economist”, të cilin Partia Demokratike e lexon dhe interpreton në mënyrë të shtrembër, siç ka bërë gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, referon një përllogaritje të fataliteteve shtesë.

Advertisements

Sipas kësaj përllogaritje, në të gjithë Botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fata liteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vd ekshm ria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion).

Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore.

Sipas raportit të “The Economist”, vd ekshmër ia e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.

Shprehim keqardhjen për “vallen e vd e kjes” që vazhdon të heqë Partia Demokratike, tek këmbëngul me shifrat e fata liteteve të pandemisë. Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it.

Artikulli paraprakKulla të larta, hotele e biznese mbi truallin e selisë blu! Ky është projekti ‘multimilionësh’ që po qarkullon në rrjet, por si qëndron e vërteta? (DOKUMENTET)
Artikulli tjetërProjekti multimilionësh te Selia blu, vjen reagimi nga Partia Demokratike