A do të futet Ermal Mamaqi në shtëpinë e “Big Brother VIP”? Arbana i ‘sqaron’ të gjitha (FOTO)

Prej disa muajsh “Big Brother VIP” është kthyer në reality show-n më të ndjekur të momentit. Kjo për shkak se publiku kishte kohë që po e priste me padurim dhe se banorët e shtëpisë janë personazhe publikë.

Advertisements

E teksa ka mbetur edhe një muaj nga finalja e madhe, ende mbetet e paqartë nëse shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i bashkohen banorë të rinj.

Advertisements

Ditën e djeshme, Ermal Mamaqi ka bërë një postim duke ngritur dyshimet se ai mund të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ai ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me moderatoren e dashur për publikun, Arbana Osmani.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë”, ka shkruar Ermali krahas fotos që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Ndërsa nga ana tjetër, Arbana ka vendosur që të shuaj kuriozitetin e ndjekësve nëse Mamaqi do hy me të vërtetë apo jo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka ripostuar postimin e Ermalit dhe bashkëngjitur me të Osmani shkruan: “Vitin tjetër”.

Artikulli paraprakE frikshme/ Tsunami godet Amerikën, dallgët gjigande marrin përpara gjithçka (VIDEO)
Artikulli tjetërShteti fqinj hap rreth 70 mijë vende pune, ja në çfarë date nisin aplikimet