A do e zëvendësojë Ilir Metën? Lindita Nikolla jep përgjigjen e prerë dhe nxjerr prapaskenat politike

Kryetarja Kuvendit Lindita Nikolla ka folur në “Log.” në lidhje me pozicionin e presidentit të Republikës në rast se Ilir Meta do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese. E pyetur nëse do të vendoset në krye të forcave të armatosura në rast të një vendimi të tillë, Nikolla deklaroi se do të respektojë kushtetutën.

Advertisements

“Le të presim vendimin në respekt të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Preferoj të mos bëj koment në këtë pjesë. Nëse e parasheh ne kemi gjithë detyrimin për të respektuar kushtetutën. Nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër, nuk ka. Pasi kushtetua e ka të përcaktuar që e merr kryetari i parlamentit. Nuk ka zgjidhje tjetër. Është vetëm zgjidhja kushtetuese.

Unë patjetër kam detyrimin të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit. Por nuk dua që në prag të vendimmarjes së Gjykatës Kushtetuese nuk dua të marr të mirëqenë vendimin e saj. Zgjedhjet lokale të pjesshme duhet të mbahen sa kohë që ligji zgjedhor shikon që këto institucione nuk kanë ndjekur rrugën ligjore, kjo nuk është një eksperiencë e re në Shqipëri. Janë mbajtur edhe më parë zgjedhje të pjesshme në Shqipëri”, tha Nikolla.

Advertisements

Nikolla foli për një mundësi bashkëpunimi me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Do ketë dekret presidencial. Kjo është ajo që duhet të ndodhë. Në detyrën e kryetares së Kuvendit nuk mund të përcaktoj nëse do ketë zgjedhje këtë qershor. Është një qasje që është thënë edhe nga kryetari i PS që do ketë diskutim dhe komunikim edhe me opozitën. Rama është shprehur që është i hapur për bashkëpunime madje duke mos vendosur vija të kuqe.

Artikulli paraprak“Janë dopio këtu”/ Monika “fut xixat” mes banorëve: Iliri dhe Donaldi po bëjnë lojë, janë…
Artikulli tjetërIlir Alimehmeti: Ja hapat që duhen ndjekur për të mos u infektuar nga Omicron