Temperatura deri në -5 gradë celsius, ja parashikimi i motit për sot

Vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta, por të kthjellëta në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Për pasojë edhe në vendin tonë dita nis me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezent ngricat dhe temperaturat e ulëta.

Advertisements

Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.

Advertisements

Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMevlani rikthehet si konkurrent në ‘Përputhen’ dhe Olsa ka diçka për t’i thënë atij
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, 20 Dhjetor 2021