Publikohet studimi, shkencëtarët tregojnë sa të rrezikuar janë personat që kanë kaluar rëndë Covid

Personat që kanë zhvilluar simptoma të rënda të Covid, janë më të rrezikuar të vdesin brenda 12 muajve të ardhshëm, sipas një studimi amerikan. Sipas studimit, personat mbi 65 vjeç janë më të rrezikuarit. Vetëm një e pesta (20%) e pacientëve me Covid-19 të rëndë humbën jetën për shkak të komplikimeve serioze.

Advertisements

Ky zbulim, sipas shkencëtarëve, shtron pyetjen nëse “Covid i zgjatur” mund të jetë fatal, për shkak të vazhdimit të simptomave për muaj të tërë. Prandaj është i nevojshëm vaksinimi i këtyre personave pavarësisht imunitetit natyral që kanë fituar për shkak të sëmundjes së mëparshme, në mënyrë që të fitojnë imunitet “hibrid” (vaksina dhe natyral).

Studiuesit analizuan të dhëna nga 13,638 njerëz, 178 prej të cilëve kishin zhvilluar simptoma më të rënda pas infeksionit me Covid-19. 246 me simptoma të lehta deri në mesatare. Pacientët që kishin zhvilluar simptoma më të rënda kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të vdisnin brenda vitit të ardhshëm sesa ata që kishin simptoma të lehta ose nuk ishin të infektuar me koronavirus .

Advertisements

Gjithashtu pacientët që kishin zhvilluar simptoma të rënda dhe ishin nën moshën 65 vjeç ishin 233% më të rrezikuar për të vdekur brenda vitit të ardhshëm sesa ata që nuk ishin diagnostikuar me koronavirus.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Bishat” e reja, Amerika armatos Greqinë kundër Turqisë(Video)
Artikulli tjetërTani lahet me Donaldin/ Beatrix i komentonte Borës për takimin në BB Vip: I çmenda komshinjtë!