Plas në oborrin e PD-së, militantët gjuajnë me sende të forta (Video)

Pak minuta para se të nisë zyrtarisht protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, janë shënuar incidente dhe janë rritur tensionet në oborrin e selisë së PD.

Advertisements

Militantët e mbledhur për protestën e thirrur nga Berisha kanë gjuajtur me sende të forta në drejtim të godinës së Partisë Demokratike.

Ata janë dëgjuar të thërrasin “Basha ik” dhe të shprehen me fjalë fyese.

Advertisements

“Trup, turp, poshte kriminelat”, degjohen te thone ata.

Në këto momente tensioni, ish kryeministri Berisha nuk kishte mbërritur ende në selinë e PD.

Kujtojmë që Berisha ka lajmëruar që do të ketë një fjalim në oborrin e selisë së PD-së dhe më pas protesta do të vijojë drejt Kryeministrisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPak para protestës së Berishës, ja si paraqitet situata tek Kryeministria. Snajperistët hyjnë brenda …
Artikulli tjetërGati marshimi drejt Kryeministrisë, zbulohet skenari i Berishës, Rama e çon Vuçiçin në Elbasan