Cikloni po vjen nga deti! Ja oraret që do të godasë stuhia në Tiranë dhe rrethe

Pas dy ditëve me mot të mirë, diell, por temperatura shumë të ulëta sot do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të jenë në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin. Vala e motit të keq nis në mëngjes nga veriu dhe pjesa e Adriatikut. Në mesditë do të përfshihet nga reshjet pjesa e ultësirës perëndimore.

Advertisements

Pas orës 15:00 furtuna do të godasë Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit. Pasditja do të gjejë të gjithë territorin nën kushtet e motit të keq. Do të qetësohet pak të premten në mbrëmje, por jo për shumë orë, pasi e shtuna do të jetë me shi dhe e diela me vranësira lokale.

Java tjetër nuk do të karakterizohet nga reshjet, por temperaturat e ulëta.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMiku rrëfen prapaskenat e dashurisë së re të Pirro Dhimës: Ja si u njohën, e ka si dritën e syve
Artikulli tjetërZbuloni ndryshimin e papritur që Fifi bëri pak javë pas largimit nga “Big Brother”(Foto)